TeleAlba është shërbim TVIP i parapaguar ku klienti duhet ta parapaguaj në vlerë të plotë koston e planit që vetë ai zgjedh.
DETYRIMET E TELEALBA-S NDAJ KLIENTIT
Telealba është e detyruar të:
1. Garantojë cilësinë e sinjalit televiziv.
2. Të mbrojë klientin nga e drejta e autorit transmetimit.
3. Të sherbejë me cilësi brenda kodit të etikës.
Në rast të kundërt:
1A. Nësë kualiteti i shërbimit dëmtohet ne masën 100% për shkakun tonë, për me shume 24 orë, ne do të kreditojmë çdo klient për ditë të humbur.
2A. Kthim i vlerës monetare për pjesën e mbetur ndaj shërbimit.
3A. Ndjesë e plotë nga ana jonë duke garantuar kreditim për klientin si dhe pushim te menjëhershëm nga puna pa paralajmërim të punonjësit të stafit tonë i cili nuk ka zbatuar në mënyrë korrekte atë cfarë i është kërkuar.
KUSHTET E SHERBIMIT
1. Verifiko shërbimin e internetit nga ISP-ja juaj lokale për të parë nëse abonimi i internetit që ju dispononi i përgjigjet cilësisë së ofruar nga ne.
2. Pagesë e plotë ndaj shërbimit përpara se sa shërbimi të ofrohet për ju.
Në rast të kundërt:
1A. Vlera monetare do të kthehet e plotë vetëm pasi të jetë rikthyer Flybox ne qendrën tonë. Vlera monetare e postimit është e pakthyshme dhe vlera e postimit të Flybox të rikthyer i përket klientit.
2A. Shërbimi nuk mund të përfitohet nëse pagesa nuk është kryer paraprakisht.
KUSHTET E ANULLIMIT TË KONTRATËS
Kontrata mund të anullohet në çdo moment duke patur parasysh rregulloren e mëposhtme.
1. Klientët të cilët përdorin shërbimin një mujor janë ata të cilët blejnë aparatin në kosto të plotë.
Për këta klient aplikohen këto rregulla:
a. Vetëm në muajin e parë të blerjes së flybox ata mund të rikthejnë aparatin marrës duke përfituar vlerën e plotë të saj, por jo shërbimin mujor të parapaguar.
b. Vlera monetare e postimit është e pa rikthyshme.
c. Aparati marrës Flybox ka garanci një vjeçare nga dita e blerjes së saj.
1. Klientët të cilët përdorin shërbimin gjashtë mujor janë ata të cilët blejnë aparatin në kosto të reduktuar.
Për këta klient aplikohen këto rregulla:
a. Vetëm në muajin e parë të blerjes se flybox ata mund të rikthejnë aparatin marrës duke përfituar vlerën e plotë të saj, por jo shërbimin mujor të parapaguar.
b. Muajt e tjerë të mbetur ndaj shërbimit do të rimbursohen në vlerën e tyre të plotë.
c. Pas muajit të parë të sherbimit nëse këta klient do të rikthejnë aparatin marrës Flybox, klienti do të përfitojë 50% te vlerës fillestare të pagesës. Kjo vlen vetëm për 4 muajt në vijim, që përbën një total prej 5 muaj mbrojtje monetare ndaj flybox-it.
d. Vlera monetare e postimit është e pa rikthyshme.
e. Aparati marrës Flybox ka garanci një vjeçare nga dita e blerjes së saj.
1. Klientët të cilët përdorin shërbimin një vjeçar janë ata të cilët blejnë aparatin në kosto të reduktuar.
Për këta klient aplikohen këto rregulla:
a. Vetëm në muajin e parë të blerjes se flybox ata mund të rikthejnë aparatin marrës duke përfituar vlerën e plotë të saj, por jo shërbimin mujor të parapaguar.
b. Muajt e tjerë të mbetur ndaj shërbimit do të rimbursohen në vlerën e tyre të plotë.
c. Pas muajit të parë të sherbimit nëse këta klient do të rikthejnë aparatin marrës Flybox, klienti do të përfitojë 50% te vlerës fillestare të pagesës. Kjo vlen vetëm për 9 muajt në vijim, që përbën një total prej 10 muaj mbrojtje monetare ndaj flybox-it.
d. Vlera monetare e postimit është e pa rikthyshme.
e. Aparati marrës Flybox ka garanci një vjeçare nga dita e blerjes së saj.
TeleAlba ruan të drejta të plota mbi këtë marrëveshje e cila mund të ndryshohet nga vetë ajo duke njoftuar më parë konsumatorët e saj.