Cilësi e garantuar përmes 14 ditë falas

Ofertë Speciale
28/08/2016

Cilësi e garantuar përmes 14 ditë falas

Në faqen tonë online si dhe përmes formave të tjera të marketingut që TeleAlba ka zhvilluar ju jeni përballur me këtë garanci kualiteti, “14 Ditë FALAS”.

Përmes teknologjisë më të fundit për transmetimet e tipit TVIP, ne jemi të gatshëm të përballemi me konsumatorët duke garantuar kualitet. Mjafton një lidhje e shpejt interneti dhe çdo rezultat që ju do të merrni përmes televizorit tuaj do të jetë tepër befasues. Pikërisht kjo siguri na jep ne të drejtën jo vetem të krenohemi për të, por dhe të garantojmë atë përmes rregullores 14 ditore (kalendarike) shikim të platformës FALAS.

Si funksionon?

Plani që ju do të zgjidhni me ne paraprakisht duhet paguar i plotë. Nga dita e aktivizimit të aparatit, e cila është dhe dita e parë qe ju do të keni këtë marrësin TVIP në shtepinë tuaj. Përllogaritja 14 ditore do të jetë kohë e mjaftushme dhe përballja më e mirë me tregun për produktin që ne ofrojmë. Nëse shërbimi ynë nuk plotëson kërkesat që ju keni, ne thjesht do të marrim përvojën dhe opinionin tuaj për të na shërbyer në punën tonë të mëtejshme. Më pas ne ju sigurojmë numrin e çështjes ku ju duhet ta bashkëngjisni me marrësin TVIP për në menyrë që ta ktheni atë në qendrën tonë. Pas marrjes së tij nga ana jonë dhe pas kryerjes së kontrollit teknik për aparatin TVIP, ne do të rikthejmë vlerën e plotë monetare të paguar nga ju. Nëse aparati TVIP nuk kalon këtë kontroll teknik si pasojë e keqpërdorimit nga ana juaj, ju nuk do të përfitoni vetëm vlerën e plotë të aparatit.

(KUJDES – Vlera e plotë e aparatit marrës nuk është ajo që ju keni përfituar, por vlera e plotë është “Full Retail Price” e cila gjendet e publikuar nga ne në direktorinë e “Porosit Tani”.