Marresat TVIP (Setup Box) te marra nga TeleAlba kane nje garanci 1 (nje) vjeçare nga data e pageses fillestare. Ne nuk mbulojme koston e dergeses postare te klientit ndersa mbulojme vetem koston monetare te postimit ne momentin e dergeses se aparatit te zevendesuar drejt klientit.
Menyra se si do te proçedohet:
1. Telefono perpara se te dergosh aparatin ne menyre qe:
- te shikohet mundesia e rregullimit te tij permes telefonit.
- te marresh paraprakisht numrin e ceshtjes per ta bashkengjitur me aparatin marres ne kohen e dergeses se tij.
2. Shkarkoni Return Form e cila eshte ne PDF dhe plotesoni me kujdes te gjitha fushat e saj.
3. Dergoni aparatin ne adresen tone TeleAlba 6750 Sylvester St Philadelphia PA 19149 dhe na lejoni 2-4 dite per riparim ose zevendesim te plote.
KUSHTET BAZE PER TE PERFITUAR GARANCI TE PLOTE JANE:
- Aparati nuk eshte demtuar si pasoje e keqperdorimit.
- Nuk eshte demtuar nga ana kozmetike.
- Aparati i derguar eshte ende ne kushtet e garancise 1 vit nga data e marrjes se tij.